Adelina Ismaili e vlerësuar “Diva e muzikës së lehtë shqiptare” në Kënga Magjike 2009

Adelina Ismaili e vlerësuar “Diva e muzikës së lehtë shqiptare” në Kënga Magjike 2009"Ka kohë që nuk jap prononcime për shumicën e gazetave në Kosovë, sepse i konsideroj të kontrolluara nga subjekte te caktuara politike dhe nuk tregojnë të vërtetën për mua. Kur të respektohet vendimi i Bashkimit Europian që të ndalohet dhuna mbi mediume, do të flas për gazetat kosovare", thekson IsmailiREXHEPIU rikthye pikërisht pas 10 viteve mungesë tek festivali “Kënga Magjike” dhe tundi skenën shqiptare edhe njëherë duke lënë pas vetës shumë diskutime, vlerësime dhe më së shumti duartrokitje. Edhe pse u përfol për një pjesmarje vitin e kaluar, befasia ndodhi këtë vit. Disa javë pasi konkurentët kishin filluar garën, edhe pse lista e pjesmarësve ishte publikuar, paraqitet këngëtarja Adelina Ismaili me këngën e saj “Nuk ngec”. Nuk dihen shkaqet pse ishte paraqitur me nofken ISAD, por burime mirë të informuara thonë se për shkak të sabotimeve të ndryshme, këngëtarja ka konkuruar me nofkën ISAD si pjesmarëse në festival për ti shmangur sabotimet. Kënga ishte besuar tek kompozitori Adrian Hila dhe tashmë është një hit i këngëtarës në Shqipëri. Shumë herë ajo është cituar të ketë thënë se festivalet janë një e kaluar e bukur për karierën e Adelinës, por si duket këtë rradhë kishte vendosur të sfidoj vetën dhe njëherit të bëj një befasi të këndëshme për fansat në Shqipëri. Me një veshje ultra-moderne dhe vallëzim trend, ajo lë gojëhapur të pranishmit gjatë promovimit të këngës tek emisioni “E diela shqiptare”. Madje gjatë prezantimit të këngës në gjysmë-finale, vet producenti i fesivalit, z. Ardit Gjebrea e pagëzoi si "Diva e muzikës së lehtë", gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në skenën shqiptare. Dihet se ky eveniment është njëri nga festivalet më të suksesshme në Shqipëri dhe marrin pjesë shumë artistë, vet emri i festivalit nënkupton “magji” dhe magjinë e vërtetë e solli java e tetë e konkurimit kur ndoshta askush nuk e priste. Adelina kishte udhëtuar nga Zvicra në Shqipëri për të qenë pjesmarëse në festival. Nga komentet në internet, sondazhet, anketa të TV Klan, fansat dëshironin Adelinën fituese të festivalit. Mos paraqitja e Adelina Ismailit me emrin e vërtetë në listën e konkurentëve, ishte edhe një shenjë dyshimi që tregonte se pikërisht kjo këngëtare mund të ishte fituese e festivalit këtë vit, apo ishte shumë e vetëdijshme që xhelozoia e kolegëve mund t`ia shkatërronte pjesëmarjen, gjë që u dëshmua vetëm një ditë pas festivalit kur hyri "fshehurazi" në Këngën Magjike. Por, ajo doli fituese e çmimit të publikut, një çmim shumë i rëndësishëm në karierën e ndonjë këngëtari pasi vlerësohesh drejtëpërdrejtë nga fansat, dhe ky çmim u arsyetua nga publiku duke i dhënë Adelinës duartrokitjet më të gjata të Fesivalit. Pas përfundimit të këtij evenimenti, shpërtheu edhe debati për pjesmarjen e Adelinës në këtë spektakël për faktin që artistët ishin ndarë në dy anë, dmth ata që votuan me inate për Adelinën dhe ata që e vlerësuan në maksimum, siç u shpreh producenti i festivalit, z. Gjebrea. Në Shqipëri, Tv Klan ka realizuar emision kushtuar pjesmarësve, kurse të ftuarit shumica prej tyre artistë të dëshmuar të vendit, Ardit Gjebrea, Myfarete Laze, Alfred Kaçinari etj, kanë vlerësuar lartë performancën dhe paraqitjen e Adelinës ndërkohë edhe nëpër radio shqiptare kanë diskutuar poashtu rreth pjesmarjes së Adelinës tek “Kënga Magjike”. E kontaktuar, pas përfundimit të festivalit Adelina Ismaili nuk dëshiroi të zgjatet më shumë por vetëm tha: "Ka kohë që nuk jap prononcime për shumicën e gazetave në Kosovë, sepse i konsideroj të kontrolluara nga subjekte politike dhe nuk tregojnë të vërtetën për mua. Kur të respektohet vendimi i Bashkimit Europian që të ndalohet dhuna mbi mediume, do të flas për gazeta kosovare. Për çdo informacion, kontaktoni zëdhënësën time". Kujtojmë se këngëtarja ishte pjesmarëse në festivalin “Kënga Magjike” para 10 viteve me këngën “Fuck the government” duke fituar çmimin e paraqitjes skenike më të mirë. Si duket, dhjetë vite më vonë u shpërblye shumë më lartë. Adelina dëshmoi që mbetet njëri prej emrave kyç të skenës muzikore shqiptare. Ndërkohë, këngëtarja vazhdon aktivitetin e saj muzikor. Për festën e “Kurban Bajramit” ajo performoi në qytetin e Ulqinit kurse me rastin e 28 nëntorit Adelina këndoi në Wien të Austrisë, ku argëtoi të pranishmit që ishin në numër shumë të madh. Pas këtij suksesi, këngëtarja pregaditet për festat e fundvitit duke aranzhuar koncertin e rradhës pikërisht në “Rinora4” në natën e parë të Vitit të Ri.

adelina ismajl

Gazetari Apo Gazetarja E Gazetes " Panorama " ka qene ne " PAMPERSA ' ' Kur doli Adelina me ket stil .Gazeta " Panorama " dit me pare doli me nje shkrim kinse adelina ka kopjuar madonen siq duket ai ajo qe e ka shkru ket artikull ka qen ne " Pampersa " ne kohen kur adelina doli me kto roba dhe me ket stil eshte turp per nje gazetar te shkruaj nje shkrim nese nuk e percjell me vite karieren e adelines por siq duket emri i adelines po ju sjell shum fitim gazetave sepse dihet qe eshte nje ikon e muzikes dhe e pazavendesueshme.Adelina me ket stil doli ne vitin 1998 me kegen " sajzeza" ne bashkpunim me elita 5

adelina

GAZETA "PANORAMA" I KERKON FALJE ADELINA ISMAILIT,E QUAN DIVA DHE KENGETARE TOP 1.KLASIFIKOJNE ZANFINEN SI KENGETAREN ME TE KERKUAR TE MOMENTIT


Samstag, 5. Dezember 2009

adelina ismajli 2009